Forlan flet si interist: Faleminderit Morati

29 Gusht 2011, 17:14Sport TEMA

Diego Forlan ka dhënë një konferencë për shtyp gjatë mesditës së sotme, me anë të së cilës ka njoftuar largimin e tij nga Atletiko Madrid në drejtim të Interit.

Forlan ka përshëndetur shokët e ekipit, tifozët dhe presidentin e Atletikos, duke thënë se tashmë i është dhënë një mundësi e mirë për karrierën e tij.

Forlan gjatë konferencës së tij për shyp në Madrid ka thënë se jo të gjithëve u ndodh që në moshën 32-vjeçare të transferohen në një ekip të madh dhe për këtë, ai ka dashur të falenderoj presidentin e Interit, Morati.

“Ndryshimi i ekipit mendoj se do më rinovojë karrierën. Jo gjithmonë në moshën 32-vjeçare të jepet mundësia të kalosh në një ekip të madh. Për këtë dua të falenderoj presidentin Morati”, ka deklaruar Forlan.

2 komente në “Forlan flet si interist: Faleminderit Morati”

  1. Otoni says:

    Interesant! Keni vene re? Interi vazhdimisht lojtaret i blen pak para se te dalin ne pension!!!

  2. preng sherri says:

    poli? alvarez?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje