Menaxheri i ekipit anglez Tottenham, Harry Redknapp, mendon se Manchester City me fondin aktual të lojtarëve është një nga ekipet më të mira në botë. Ndonëse nuk kanë Lionel Messin, ai është i bindur se City ka ekip më të mirë se Barca.
Manchester City gjatë merkatos është forcuar dukshëm dhe madje mendohet se ky nuk është fundi i përforcimeve.
“Duken shumë të fuqishëm. Do të thosha se mund të krahasohen fare lehtë me ekipet më të mira në botë. Nuk kanë Lionel Messin, por jam i bindur se kanë ekip më të mirë se Barcelona. Për secilin vend titullar kanë nga dy lojtarë të formatit botëror”, tha Redknapp në prag të duelit të Tottenhamit të tij me Cityn, dhe shtoi: “Vetëm shikoni sulmuesit e tyre – Sergio Agüero, Carlos Tevez, Edin Xheko dhe David Silva! Fikrësuese. Kanë edhe disa lojtarë tjerë nga maja botërore, për të cilët praktikisht nuk ka vbend në 11-tshen e parë, siç janë Balotelli, Adebayor, Bellamy, Santa Cruz e të tjerë. Është e pabesueshme se me çfarë baze të lojtarëve disponon Mancini”.
Nuk ka dyshim se kjo deklaratë e tij është njëkohësisht edhe shfajësim për humbjen eventuale të ekipit të tij në duel me Cityn.
Ia fut kot. Shiheni kur te deshtoje.
po moj shoqe po…