Diego Forlan do të jetë zëvendësuesi i Samuel Eto tek Interi. Tashmë kjo është vendosur dhe pritet vetëm zyrtarizimi për kalimin e sulmuesit uruguajan tek zikaltërit.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se Interi ka arritur një marrëveshje me AtletikoMadridpër të marrë sulmuesin, për të cilin do të paguajë 5 milionë euro.
Përfaqësuesit e Forlan kanë mbëritur në Milano për të përcaktuar detajet, ndërkohë që sulmuesi pritet të shkojë në Milano të premten ose të shtunën, kur dhe do të kryejë vizitat mjekësore.
Kalimi i Forlan tek Inter bëhet i sigurtë edhe për faktin se ai nuk është grumbulluar në ndeshjen e Ligës së Europës, pasi tashmë nuk konsiderohet më pjesë e Atletikos.
Forlan do të përfitojë tek Interi një pagë prej 4.5 milionë euro.