Alberto Akuilani tashmë mund të quhet një lojtar i Milanit. Mediat italiane bëjnë me dije se mes Milanit dhe Liverpulit është arritur një marrëveshje, që do të çojë lojtarin në Milano.
Mësohet se Milani do ta marrë Akuilanin borxh këtë sezon, me të drejtën për blerjen e tij në fund të sezonit, për një shifër prej 6 milionë euro.
Akuilani sezonin e fundit luajti për Juventusin dhe tek Milani do të zëvendesojë pikërisht lojtarin që zëvendësoi atë tek Juventusi, Andrea Pirlon.
I dha duart me ne fund Juventusi ketij, o cfare clirimi,,,,