Ndërsa është duke mbyllur marrëveshjen për shitjen e kamerunasit Eto, por edhe shitjen e Shnajder tek Mançester Junaited, Interi është duke menduar lëvizjet për t’i zëvendësuar ata.
Sipas mediave spanjolle, Interi ka shfaqur sërish interesim për mesfushorin brazilian të Realit, Kaka, që nuk bën pjesë në planet e Hoze Murinjos.
Sipas “Marca”, në mesin e javës, drejtuesit e Interit do të zhvillojnë një takim me ata të Realit, për të diskutuar pikërisht mbi mundësinë e blerjes së brazilianit.
Reali nuk kërkon që të heqë dorë kollaj nga Kaka dhe kërkon 30 milionë euro për të, para këto që Interin und t’i sigurojë nga shitja e Shnajder.