Çelsi mbyll marrëveshjen për blerjen e sulmuesit Lukaku

18 Gusht 2011, 17:09Sport TEMA

Çelsi i Londrës ka arritur më në fund një marrëveshje për të marrë sulmuesin e talentuar belg, Lukaku. Klubi londinez nuk ka bërë të ditur shifrën që ka paguar për sulmuesin 18-vjeçar të Anderleht, por mendohet që ajo të shkojë nga 15-20 milionë euro.

“Është një ëndërr që realizohet. Ëndërroja që kur isha 10 vjeç të luaja për Çelsin dhe t’u shtrëngoja dorën lojtarëve si Xhon Teri, Frenk Lampard apo Didier Drogba”, ka thënë pas arritjes së marrëveshjes Lukaku.

Sulmuesi i kombëtares belge konsiderohet si një prej talenteve më të mëdha në futbollin botëror dhe shihet si zëvendësuesi ideal për Didier Droga. Për të kishin shfaqur interes edhe një sërë klubesh të tjera të rëndësishme.

Ndërkohë, mediat britanike bëjnë me dije se Çelsi ka shfaqur interes edhe për mesfushorin e majtë të Valencias dhe kombëtares spanjolle, Huan Mata dhe për mesfushorin e Liverpulit, Raul Meireles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje