E ardhmja e sulmuesit spanjoll, Raul Gonzales, duket se do të jetë larg Shalke 04. Sipas mediave gjermane, ish-legjenda e Realit ka vendosur që të largohet nga klubi gjerman.
Për Raul ka shprehur një interesim të madh ekipi britanik, Blekbërn, që duket se ka bërë edhe një ofertë zyrtare.
Por, sipas mediave gjermane, në lojë për sulmuesin ka hyrë edhe klubi turk, Beshiktash. Mësohet se drejtuesit e Beshiktashit kanë shprehur interes për Raul, dukë marrë informata për situatën e tij.
Në rast të një oferte të mundshme nga ana e Beshiktashit, Raul mund të pranojë të transferohet tek turqit, pasi aty do të gjente shokun dhe mikun e tij të vjetër në kohërat e Realit, Guti.