Orë deçizive për kalimin e Eto tek Anzhi

17 Gusht 2011, 17:35Sport TEMA

Kalimi i sulmuesit kamerunas të Interit, Samuel Eto, në drejtim të rusëve të Anzhit, tashmë është vetëm çështje orësh.

Drejtuesit e klubit rus kanë mbërritur në Itali dhe pritet që të mbyllin përfundimisht marrëveshjen që do të çonte sulmuesin zikaltër në Rusi.

Drejtuesit e Interit kërkojnë të përfitojnë së më shumë nga shitja e kamerunasit dhe kërkojnë 30-35 milionë euro. Rusët nga ana tjetër ofrojnë 23-25 milionë euro. Sipas mediave italiane, marrëveshja mund të mbyllet për 28 milionë euro.

Gjatë një prononcimi për mediat italiane, presidenti zikaltër, Masimo Morati, e ka pranuar se Eto do të largohet nga Interi. Ai ka thënë se e gjitha kjo ndodh për shkak të fair play-t financiar.

Morati ka thënë se Eto do të zëvendësohet me një tjetër sulmues cilësor. Ai ka përmendur emrat e Forlan dhe Lavecit si mundësi, ndërsa e ka përjashtuar afrimin e Tevez, pasi sipas Moratit, është shumë i shtrenjtë për Interin.

Ndërkohë, duke qenë se nga Interi do të largohet Eto, Morati ka thënë se zikaltërit nuk do të lejojnë që të largohet edhe holandezi Uesli Shnajder.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje