Interi kërkon Forlan për të zëvendësuar Samuel Eto

16 Gusht 2011, 12:14Sport TEMA

Interi tashmë është vënë në kërkim të një sulmuesi, pas vendimit të kamerunasit Samuel Eto për t’u larguar në drejtim të rusëve të Anzhit.

Mediat italiane bëjnë me dije se objektivi kryesor i zikaltërve është sulmuesi uruguajan i Atletiko Madrid, Diego Forlan. Ky i fundit mund të lihet i lirë nga spanjollët, të cilët duket se kanë arritur një marrëveshje për të marrë sulmuesin e Portos, Falkao.

Kështu, nuk do të jetë Tevez ai që do të zëvendësojë Eto, por Forlan. Inter është tërhequr nga ideja për të afruar në ekip Tevez, për shkak se kartoni dhe paga e tij kushtojnë shumë.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje