Lulzim Basha, presione, shantazhe dhe përgatitje për spastrime edhe te klubi “Tirana”

13 Gusht 2011, 17:50Sport TEMA

Shantazhe dhe presione. Duket se kjo është kjo mënyra se si po përgatitet të zbarkojë rotacioni politik i Bashkisë më të madhe të vendit, asaj të Tiranës, deri te klubet sportive në varësi të këtij dikasteri.

Dhe e gjitha kjo ka vetëm një qëllim, përgatitjen e terrenit për spastrime të atyre që konsiderohen simpatizantë të partisë kundërshtare. Si gjithnjë, duket se edhe këtë herë tradita do të ruhet me fanatizëm: ai që vjen i ri, do të largojë të vjetrit.

Dhe kësaj radhe, administrata nën varësinë e Bashkisë së Tiranës duket se ofron shumë resurse për të kënaqur militantët. Ndoshta kështu mund të jetë një përshkrim në pamje të parë i asaj që po ndodh aktualisht në një nga klubet më me emër në vend, klubit shumësportësh “Tirana”, ku ushtrohen sportistë të  disiplinave të ndryshme, si atletikës, peshëngritjes, boksit, basketbollit (meshkuj/femra), volejbollit (meshkuj/femra), çiklizmit, qitjes etj.

Nuk është e vështirë të konstatosh se situata në ambientet e këtij klubi nuk është aspak e qetë, madje edhe palët janë të ndara në dysh: një pjesë, që shpreson se me rotacionin politik do të forcojnë pozitat dhe një pjesë tjetër që ndihen të kërcënuar e frikësuar se mos humbasin vendin e punës. Sipas gazetes “Shqip”, të rrezikuarit janë drejtues të lartë, nëpunës të tjerë, trajnerë, madje edhe lojtarë. Kriteri i vetëm: “Nuk jeni tanët!”. Arenë e këtyre zhvillimeve është bërë ndonjëherë edhe media.

Para pak ditësh, një e përditshme sportive në vend shkruante se kandidati i vetëshpallur momentalisht për postin e shefit të ri i klubit shumësportësh ‘Tirana’, ka takuar lojtarët e skuadrës bardheblu, pjesë e Kombëtares së Basketbollit, sikur të kishte marrë zyrtarisht postin. Ndërkohë që personi i lartpërmendur nuk figuron askund si i emëruar në këtë detyrë.

“Zyrtarisht nuk ka asnjë vendim ligjor, ku të lexojë se bashkia ka emëruar shefin e ri të klubit, ka theksuar shefi aktual, Vladimir Aga, i cili shprehet i çuditur për këtë fakt. Emri i lartpërmendur është ai i Bujar Shehut, një njeriu me personalitet dhe të nderuar në klubin tonë, për kontributin që ka dhënë, por i cili, që prej disa vitesh ka dalë në pension. Me gjithë respektin që kam për personin në fjalë, ky fakt e bën të pamundur emërimin e tij, pasi në bazë të ligjit, rikthimi i aktivitetit për persona të tillë duhet të bëhet me vendim specifik të qeverisë”. Sipas Agës, kjo është vetëm një mënyrë presioni, por vë në dukje se zyra e shtypit në bashki hesht, në vend që t’i dënojë këto veprime. Vetë shefi aktuali i klubit e pranon sportivitet rotacionin dhe pasojat e tij. “Unë nuk jam kundër rotacionit, kundër lëvizjeve, pasi nuk e kam marrë me tapi vendin e punës, shton Aga. Por duhet të vijnë njerëz të spikatur. Madje, nëse do të emërohej dikush që e meriton, ose që është më lart se unë, me kënaqësi do t’i organizoja edhe ceremoninë e dorëzimit të detyrës. Por kjo që po ndodh aktualisht është fyerje”. Kryetari i sapoemëruar i Bashkisë së Tiranës, nga ku varet klubi ynë, në një deklaratë të bërë së fundmi ka falënderuar “të gjitha ata që simpatizojnë partitë e tjera, por nuk i kanë braktisur detyrat”. Ndërsa ka shtuar se nuk do të ketë spastrime. “Unë besoj se kryetari i ri, një njeri i emancipuar dhe i shkolluar në Perëndim, vështirë të bëhet pjesë e këtyre makinacioneve të vogla”, thotë në fund shefi aktual i klubit, Aga. Megjithatë, tani pritet cilin kah do të marrin zhvillimet në ditët e ardhshme./TCH/

21 komente në “Lulzim Basha, presione, shantazhe dhe përgatitje për spastrime edhe te klubi “Tirana””

  1. ximi says:

    Kush eshte ky Vladimir Aga,nuk e mbaj mend qe te kete qene sportist e aq me shume cilesor qe duhet te drejtoje nje klub me emer si Tirana (shume sportsh).Ka ardhe kohe qe duhet te korigjohet dhe drejtuesi i K .F Tirana qe eshte nje ish sportist i Dinamos e jo futbollist(atlet)
    Kandidatura e Bujar Shehut qe flitet ne kete shkrim ,packa se pak i moshuar eshte e goditur,Bujari eshte nje figure e ndritur e Tiranes ,mjeshter i merituar,nje njeri me temparament edhe pse eshte ne moshe ,mendoj se do ta kryeje me se miri kete detyre.

    1. jimy says:

      lULJA vrau 4 vete edhe paska problemin teke klubi i TIRONES keto jane idjotizmat shqiptareve me zorre edhe do ti terheqe zvarre edhe anje sdote ndjehet se sjane burra . Pervece asaje pedagoges shpresa kame rrespekte se eshte burrneshe …….KJO ESHTE PER TE DREJTUAR ATE VEND INJORANTESH E SERVILASH

    2. Agim says:

      or ti “ximi” Shehu nipi i z.BUJAR SHEHU,
      kur thua per z. Bujar Shehun qe “..mendoj se do ta kryej me se miri kete detyre.”..
      duket sikur eshte hedhur ne diskutim e ben apo nuk e ben detyren.
      Por problemi nuk ngrihet per aftesite e Bujarit. Problemi eshte tek prapaskenat.
      Ke ndonje mendim per kete metode?

  2. kunadhja thote says:

    Ne Bashkine e Tiranes Ka filluar fshesa . Ajo merr perpara cdo punonjes. Per pak dite aty do te bjere ciftelia.

  3. bazarhesap says:

    Si ish-pjestare i klubit Tirona ose sic e quante profesori (Bujar Shehu) K.S Tirona ? se kam ndigjuar ndonje here kete V.Aga te klubi Tirones.B.Shehu eshte nje nder figurat me te njohura ne K.S Tirona dhe e meriton te jete shefi i klubit.
    p.s Eshte edhe me tifoz se presidentiB.Topi ? ? ?

  4. 2011 says:

    Klubin e “Tiranes” duhet ta drejtoje Edi GJINI, pasi eshte nje demokrat i vertet dhe nje njeri i ndershem.

    1. Agim says:

      Ky propozim po, ta mbush mendjen. Edhe une jam plotesisht dakord per te zgjedhur z. Edi GJINI qe ashtu sic thote propozuesi “2011” ..eshte demokrat i vertete (kushti kryesor) dhe nje njeri i ndershem.

      1. Agim says:

        DEMOKRAT TE VERTETE DHE NJERI TE NDERSHEM ka me shumice qe jane te papune dhe ne veshtirsi ekonomike.
        Neper poste pushteti te qenit i ndershem eshte minus dhe nuk te perkrah njeri.
        Keshtu nese Bujari eshte i ndershem, ta harroje ate vend. Klani kerkon njerez te bindur qe te bejne dhe te veprojne simbas udhezimeve te KLANIT dhe jo simbas ndjenjave te ndershmerise se personit..
        Ne kete kohe qe po jetojme, te jesh i ndershem , do te thote qe te besh nje jete ekonomike dhe financiare pa asnje lidhje me pushtetin.
        Ne se je fuksionar ne shtet, sa me i larte posti aq me shume dallkauk je.

      2. baci says:

        I ndershem… vetem 8 milion leke duhej te paguje per te lujt me tironen. Kjo eshte ndershmeria e edit e cim muces.

    2. Lir Baba says:

      HAHAHA na shkrite me kete qe the… O Edo vete e ke shkrujt komentin se je 1 per puce. Na u bone dhe demokrat ti kokrra komunistit qe te mori Ed rama ne ministri te kultures, ene i ke lepi bythen te gjithve, o presor koti. Vec Lir baba t vite hakut

  5. Uki bre! says:

    Une jam per krahun e djathte te Lulit te vocerr ne sporte, znjsh.klodiana shala

  6. haskoduka says:

    Për 2011.
    Demokrat i vertetë është vetëm Saliu, prandaj kam mendimin ai duhet t’a drejtojë klubin e Tiranës. Mos u lodhni kot me të tjerë se nuk e bëjnë dot.

    1. 2011 says:

      Ok, “haskoduka”, le ta marre edhe kete detyre Saliu, por cfare ti bejme se ai nuk merr vesh fare nga asnje lloj sporti. Ai ka thene se di vetem te kaleroje (sepse ne femijeri nuk ka patur top por ka patur kale) dhe te thyeje rekordi noti te vendosura nga Ai vete.

  7. mahmut kabashi says:

    drejtus i klubit tirana duhet te jete nga Tropoja,,Tirana eshte e jona tani..hani m..ju Tiransit

  8. Vicidol Tropoja says:

    Bjeri ciftelise, mor Sale
    Kanga cecene t’ushtoje,
    Kapto fushe e kapto male,
    Tendin Luli ka ne goje.

  9. O Mahmut kurva says:

    O Mahmut palla, sa per Tironsit qe tju vijne tju hajne ate qe the ti, juve Tironsve ua keni honger 50-vjet mer apo harruat se edhe takimin e linit te Kali i Skenderbeut se sdinit ku te shkonit neper Tirane o vemje Vicidolli .

  10. rexha10 says:

    SE KA FAJIN MAHMUD PALLA
    QYSHE SA MBRRITI NTIRON SALA
    PALLE NA QENKE EDHE TI MAHMUT.
    KERKON PALLEN KUJT ME JA FUTE
    PO TE ISHTE GJE E RRALLE
    DO TA VIJE VETE NE BALLE
    PRANDAJ DO ISHE ME NDERE
    KETO FJALE MOSE ME I NXJERRE
    CDO NJERI E KA NJE TE METE
    ZOTI E KRIJOJ KESHTU VETE

  11. ANDERS says:

    mire ja ben Tirones , ishalla ta shkaterroj se ekip legenesh e egoistesh eshte.

  12. lalekrosi says:

    po zoteria ne fjale a e di si ka ardhe ne ate pozicion ,nga mbiemri ,me sa di une edhe ai duhet te jete simpatizant.Ky eshte problemi ,perderisa nuk funksionon konkursi Shqiperia rrumpalle do jete

  13. ximi says:

    O Agim ne rradhe te pare ,nuk jam nipi i B.Shehut por Bujarin e njoh shume mire se kam punuar dikur ne ate Klub.Ai eshte nje kerkues dhe korrekt ne detyre. Une thashe mendimin tim e di mire se nuk me pyet njeri por ti mos na u hiq si kopetent se ti sic duket nuk ke haber fare nga sporti vetem flet me tifozllik politik.Klubet duhet te drejtohen nga kuadro sporti, ish sportista te ketyre klubeve e jo njerez te komanduar per inetresa te ndryshme (politike -shoqerore e familjare)

  14. jimy says:

    pune hajdutesh o zote asnjehere mose u ngopshin keto njerez me poshtersite qe mendojne te bejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje