Junaited heq dorë nga Uesli Shnajder, kërkon shumë para

12 Gusht 2011, 13:31Sport TEMA

Mançester Junaited ka vendosur që të heqë dorë nga mesfushori i Interit, Uesli Shnajder. Sipas mediave britanike, Junaited nuk do ta blejë mesfushorin holandez.

Shkak për tërheqjen e britanikëve ka qenë fakti se Shnajder kishte kërkesa shumë të larta për pagën e tij. Shnajder kërkonte plot 200 mijë stërlina në javë.

Kjo e ka mërzitur Fergusonin, që ka vendosur kështu të heqë dorë përfundimisht nga holandezi, i cili shihej si zëvendësuesi idela i Pol Skolls, që vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur në përfundim të këtij sezoni.

Kalimi i Shnajder tek Junaited ishte bërë fakt I kryer, por tashmë duket se me shumë mundësi ai do të qendrojë tek Interi. Vetëm në qoftë se vendos që të heqë dorë nga kërkesa e tij për pagë stratosferike.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje