Mediat ruse: Eto është lojtari i Anzhit

11 Gusht 2011, 17:31Sport TEMA

Mediat ruse e kanë bërë fakt të kryer transferimin e sulmuesit kamerunas të Interit, Samuel Eto, tek ekipi rus, Anshi.

Sipas tyre, tashmë drejtuesit e Anzhi kanë rëndë dakord me atë të Interit për kalimin e Eto në Rusi, ndërkohë që ky i fundit duket se ka pranuar prej kohësh kalimin.

Mediat thonë se Anzhi duhet të pagujë një shumë të përafërt prej 40 milionë eurosh për kamerunasin, ndërsa Eto do të përfitojë 15 milionë euro në vit, në një kontratë 3-vjeçare. Tashmë, sipas mediave ruse, priten vetëm vizitat mjekësore të Eto dhe zyrtarizimit të kalimit të tij tek Anzhi.

Ky do të ishte një hap shumë prapa i Eto në karrierën e tij, pasi do të transferohej në një kampionat dhe ekip shumë të dobët. Por, në gjithë këtë çështje kanë ndikuar paratë, pasi sipas mediave italiane, ai do të përfitojë 20 milionë euro në vit, 5 milionë më shumë nga sa raportojnë mediat ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje