Real Madrid shumë pranë Falkaos

10 Gusht 2011, 17:00Sport TEMA

Mediat portugeze bëjnë me dije se Real Madrid është shumë pranë blerjes së sulmuesit kolumbian të Portos, Falkao.

Sipas tyre, Hoze Murinjo ka punuar në fshehtësi për të marrë sulmuesin e Portos, i cili dukej shumë pranë kalimit tek Çelsi, ku ndodhet ish-tekniku i tij, Andera Villas Boas.

Por, Falkao mësohet se do të kalojë tek Reali vetëm në vitin 2012. Ekziston mundësia që ai të mbërrijë në Madrid që në merkaton e janarit, por edhe në fillimin e sezonit 2012-2013.

Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme, është fakti se Murinjo e ka bindur kolumbianin dhe ky i fundit ka rënë dakord për të kaluar në Madrid.

Porto kërkon 45 milionë euro për sulmuesin, por madrilenët do të përpiqen që gjatë kësaj kohe ta ulin disi këtë shifër, e cila konsiderohet e lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje