Beqaj: Shqiptarët e Zvicrës nuk duhet të paragjykohen

8 Gusht 2011, 20:36Sport TEMA

Portieri veteran i Kombëtares, Arjan Beqaj, 35 vjeç, dëshiron të ruajë flasë me tone pozitive për Kombëtaren, madje i përket racës së optimistëve, edhe kur ai vetë shpesh herë ka qenë i dëmtuar.

Kosovari i skuadrës qipriote, Ermis, thotë se ka ardhur koha që Shqipëria të nisë një epokë të re për portierët, duke theksuar se ai nuk ndjen asnjë xhelozi për të riun e talentuar, Samir Ujkani, “Nuk jam rival me të. Në Kombëtare kam ardhur për ta ndihmuar dhe nëse do të më kërkohet ndihma ime, jam gjithmonë gati”.

Ne lidhje me miqesoren kunder Malit te Zi, Beqaj tha: “Çdo ndeshje miqësore është në funksion të ndeshjes tjetër. Do të përballemi me një kundërshtar mjaf të fortë, si Mali i Zi. Për mendimin tim është një kundërshtar ideal për ndeshjen tjetër me Francën”.

Beqaj foli edhe për kosovarët që luajnë me Zvicrën, duke e shmangur termin “tradhtar”.
“Problemi i shqiptarëve që kanë zgjedhur Zvicrën nuk duhet të gjykohet asnjëherë mbi bazën e vendimeve që marrin njerëz të tillë. Megjithatë, nuk dua të paragjykoj vendimet dhe zgjedhjen e tyre, pasi dhe ata kanë pasur arsyet e veta”. /albania-sport.com/

5 komente në “Beqaj: Shqiptarët e Zvicrës nuk duhet të paragjykohen”

  1. D_malesia says:

    shum i edukuar me te vertete njeri i mire. njerezit qe nuk paragjykojne jane the best …

  2. nga deti kuq e zi says:

    JAM DAKORT ME BEQAJN . ATA LUAJN FUTBOLL NE MAJAT ME TE LARTA EVROPIANE DHE SE MOHOJN QE PREARDHJEN E KAN SHQIPTARE, PO JETA I KA CUAR TE JETOJNE ATY, DHE MIRE KAN BERE !

  3. keno kotorri says:

    Jashtë çdo diskutimi ka të drejtë!

    Ne duhet t? jemi krenar që integrohen dhe na nderojnë si racë, dmth nuk jemi inferiorë.

    Mjaftë me pseudoatdhetari.

  4. Jorgo/Sarande says:

    Ka nje problem te vogel:gjithkush do te puthi flamurin e tij kur luan.Po ata?Ndoshta te afermit e tyre jane vrare per ate flamur.Po ata c’bejne?

  5. albaniafirst says:

    Edhe Cana dhe te tjeret nuk u rriten ne Shqiperi, por zgjodhen te luajne per flamurin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje