Juventus mes Elias dhe Vargas

8 Gusht 2011, 13:34Sport TEMA

Juventusi tashmë po përpiqet që të kompletojë merkaton e verës. Trajneri Antonio Konte kërkon një mbrojtës qendror dhe një mesfushor të majtë.

Ndërsa për mbrojtësin po përfliten shumë emra, për mesfushorin e majtë dy janë alternativat kryesore: holandezi Elia i Hamburgut dhe peruani Vargas I Fiorentinës.

Drejtuesit e Juventusit kanë lënë një takim gjatë ditës së sotme me përfaqësues të mesfushorit holandez. Hamburgu ka caktuar edhe vlerën e 24-vjeçarit, që është tetë milionë euro. Një shifër kjo, e përballueshme për Juventusin.

Por, i preferuari i Antonio Kontes duket se është Vargas. Fiorentina e vlerëson mesfushorin 15 milionë euro, por bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të shpenëzojnë një shumë të tillë.

Për këtë arsye janë duke menduar që të ofrojnë Amaurin si shkëmbim dhe një shumë parash. Martinez dhe Mota janë alternative për shkëmbimin, por nuk preferohen shumë nga Fiorentina. Ditët në vijim pritet që të përcaktohet përfundimisht nëse njëri nga të dy këta do të përfundojë tek Juventusi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje