I ardhur në Romë me aprovim dhe entuziazëm të shumicës, tashme ai është një objekt misterioz per tifozet dhe per specialistet sportive. Lorik Cana a i nevojitej Lazios? Në cilën pozitë mund të luajë? Këto janë disa nga pyetjet që tifozët ia bëjnë njëri-tjetrit. Ai, Loriku, nuk mendonte se do ta kishte një rënie aq të madhe për një kohë aq të shpejtë.
Nuk është ende në formë (edhe pse në stërvitje ka bërë të shihen gjëra të mira), por vendosmëria për punë është vendimtare. Cana ka përpara një rrugë të rëndësishme, por ai po has në vështirësi më shumë se të tjerët për të hyrë në formë dhe per te krijuar hapesire ne formacion.
Edy Reja e sheh vetëm si mesfushor qendror, në 4-3-1-2 mund të jetë alternativë e Ledesmës e Matuzalemit, por nuk mund të luajë si mesfushor krahu, sipas trajnerit italian. Për këtë, shqiptari shpreson në rikthimin e formacionit 4-2-3-1, me dy mesfushorë qendrorë, ku do të mund të luante në formacionin e parë së bashku me njërin nga Ledesma e Matuzalem.
Cana shpreson në një ndryshim nga e mërkura, kur Lazio rifilloi përgatitjet në qendrën sportive Formello. Loriku është i vendosur t’i tregojë kualitetet e tij. Deri tash ka zhgënjyer, ka hasur në vështirësi të ambientohet dhe ta gjejë vetën në fushë.
Siç raporton e përditshmja Corriere dello Sport, Reja e ka provuar shpesh në 4-2-3-1, por nuk ka lënë asnjëherë një shenjë, duke u treguar i ngathtë dhe i ngadaltë e duke lënë shumë dyshime. Gjithashtu ai u perdor nje here edhe si mbrojtes, por u kritikua nga media ne paraqitjen e tij.
Natyrisht, muaji gusht gjithmonë sjell të papritura në futboll, kështu që Cana nuk duhet të dorëzohet qysh tash. Igli Tare ka insistuar ta sjellë në Lazio. Ai beson shumë te Loriku, janë shokë dhe drejtori sportiv i ‘Biancocelesti’ ka vënë bast për përfaqësuesin shqiptar. Madje Tare ka marre se fundi edhe akuza nga Paolo Di Canio, nje legjende e Lazio-s, se e ka afruar Canen ne skuader vetem se eshte shqiptar.
Për momentin, Cana është i vetmi dyshim në mesfushën e Lazios, duke hapur diskutime të shumta. Ai nuk ka bindur dhe shumë njerëz besojnë se është e nevojshme që Lazio të përforcohet në atë repart për t’ia mundësuar Rejas që të punojë në qetësi dhe me kualitet në dispozicion.
Gjithcka do të varet nga këto ditë ne vazhdim. Nëse trajneri italian bindet për ta përdorur formacionin 4-2-3-1 dhe nëse Cana fillon t’i shfaqë kualitetet e tij, Lazio mund të mos u rikthehet përforcimeve.
Ta gjejë formën më të mirë dhe ta bind Rejën për investimin e duhur, ky është misioni i Lorikut, i cili nisi t’i ndezë motorët të mërkurën. Është një luftarak, por ka nevojë ta demonstrojë këtë në Lazio menjëherë.
e kishit lene ne turqi se ishte me mire me ata
Si ka mundesi qe ste kan pyetur ty para se ta blejne, çudi e madhe kjo !!
Mire i thua kesaj budallackes qe na cau trapin duke hedhur ligesi kudo ——– I ka ikur mendja kesaj se humbi Edi kauri qe ka nivel me te ulet se bytha e gomarit te Nastradinit
———-I uroj Lorikut te fitoje formen e tij me t emire , ———-se Loriku eshte nje futbollist i shkelqyer
dhe shume here me i mire se ata mediokrit futbolliste te Lazios
—Por eshte edhe me fat ajo pune ———–Do zoti ti eci fati njeciek ne fillim, pastaj ecen vet cdo gje
po me mire te te pyesin ty se te peshoka llafi ik ore bej cicin
Te duam si nje shqiptar i madh!Ndac luaj,ndac mos luaj-ti je patriot i madh dhe ne do te duam dhe respektojme gjithmone.
Po LORIKU eshte nje patriot i vertet. I uroj vetem suksese.