Interi pranon kërkesën e Junaited për Shnajder

2 Gusht 2011, 12:20Sport TEMA

Më në fund duket se është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit holandez të Interit, Uesli Shnajder, drejt Mançester Junaited. “Mirror” bën me dije se tashmë Interi ka pranuar kërkesën e Junaited për të blerë Shnajder. Për holandezin, Junatied pritet që të paguajë 30 milionë euro. E vetmja pengesë tashmë ka mbetur arritja e marrëveshjes për pagën e Shnajder. Junaited kërkon që ta reduktojë pagën e mesfushorit, duke vendosur bonuse në lidhje me rezultatet e arritura nga ekipi dhe rendimentin që do të shfaqë Shnajder. Marrëveshja për kalimin e Shnajder tek Junaited pritet që të mbyllet brenda kësaj jave.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje