Shkrime të shumta mbi jetën e tij private gjithmonë kanë zgjuar interes jo vetëm tek opinioni shqiptar, por dhe ai i huaj. Sa ishte në Francë, futbollistin e njohur shqiptar e kanë lidhur me shumë femra të njohura dhe të bukura, ndërkohë dhe tek ne nuk është kursyer aspak nga femrat e ekranit, që nga modelet e deri tek këngëtaret. Për pak kohë sa ishte në Turqi nuk është zbuluar ndonjë lidhje intime, por thuhej se Canën atje e vizitonin femra të ndryshme nga mbarë bota. Ai ishte i lidhur edhe me një modele braziliane, por lidhja e tyre tashmë ka përfunduar. Cana është transferuar në një klub italian, por për jetën e tij ka më për të folur. Kemi shkruar disa herë që këngëtaren Adelina Tahiri e ka kërcënuar një angleze me emrin Xhema. Atë do zbulojmë këtë radhë, kush është dhe çfarë pasioni ka. Flitet se është diku rreth të 40-ave, por nga fotot nuk jep pamje të kësaj moshe, ndoshta nga ndikimi i operacioneve plastike. Ku i dihet…Po çfarë flitet në internet në lidhje me rastin në fjalë? Duke bërë disa hulumtime mbi Xhemën dhe veprimtarinë e saj, aty ku edhe shkruhej mbi jetën e Lorikut, hasëm në disa komente në formë anonime, të cilat ishin shkruar në gjuhën angleze, por ne i sjellim të përkthyera në shqip. “Mendova se ai (Loriku) është në lidhje me Xhema Bertenshaw? Harxhimi i viteve me Canën, ndërsa ai jeton me Xhemën është një gjë e poshtër. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Cana është i neveritshëm. Megjithatë Adelinës i duhet më shumë pjekuri për shkak se është shumë e re, kurse Loriku shfaqet si një fëmijë në këtë rast”, përfundon komenti. Nga hulumtimi që i kemi bërë profilit të Xhemës, kemi vënë re që lidhja e tyre daton prej disa viteve ose më saktë të themi që nga viti 2009, ku janë vendosur fotot nga festat e ndryshme në të cilat ka marrë pjesë edhe Cana i shoqëruar nga Xhema. Kjo e fundit në disa imazhe të publikuara ka lënë komente duke thënë se është ky i dashuri im. Këtë lidhje Loriku nuk e ka pranuar në ndonjë intervistë, por ja që faktet flasin ndryshe. Se çfarë e mban në lidhje me Xhemën, pasuria apo diçka tjetër, këtë nuk kemi arritur ta kuptojmë, të paktën deri më sot.
VITIN E KALUAR CANA DHE XHEMA HAPËN FERMËN E KUAJVE
Qendra sportive e kuajve “Illyria” është themeluar në vitin 2010 nga Lorik Cana (Shqipëri) dhe XhemaBertenshaw (UK), kështu shkruhet në faqen zyrtare të qendrës. Ekipi është formuar kur çifti Cana dhe Bertenshaw kanë blerë një kalë kur ishte në moshën 4-vjeçare, në maj të vitit të kaluar si formë investimi. Xhemaka pasur gjithmonë pasion kuajt dhe ka në pronësi të saj kuaj të ndryshëm, të cilët kalërohen këto 10 vitet e fundit. Ajo kuajt i ka blerë në Gjermani me ndihmën e trajnerit të saj Adrian Marsh. “Princi i Ilirisë” quhet kali i preferuar i Xhemës dhe Lorikut, i cili ka garuar në garën e tij të parë duke fituar në qark kombëtar gjerman dhe ka një normë 100% të suksesit dhe ende sot e kësaj dite ndan gjithmonë fitore. Për shkak të kombësisë së Lorikut, krenar për vendin dhe flamurin e tij kombëtar, ata kanë vendosur që gjithmonë të konkurrojnë me kuajt nën ngjyrat e Shqipërisë dhe kjo u miratua, pasi edhe logoja e ekipit të tyre “Iliria Sport” mban stemën e flamurit kombëtar. Në muajin maj të vitit të kaluar Xhemableu një tjetër kalë për ditëlindjen e Lorikut. Disa muaj më vonë, ajo përsëri bleu një tjetër kalë për Lorikun dhe ky kal mbante në kokë një shenjë të bardhë që simbolizonte hartën e Kosovës, pra vendlindjen e Lorik Canës. Megjithatë, ata gjithmonë kanë pasur në plan për të vënë Shqipërinë në hartë në këtë disiplinë sportive dhe kanë hedhur poshtë gjashtë figura për një kalë superstar të ri, për ta mbajtur atë në ekip, duke shpresuar se një ditë do të konkurrojnë në Olimpiadë me flamur dhe ngjyra të Shqipërisë. Xhema në Manchester City zotëron një ranch të quajtur “Casall CC”, madje edhe atje kujdesen për shumë kuaj, të cilët marrin pjesë nëpër evente të ndryshme në mbarë botën./panorama plus/
e ca ka et keqe ketu shume mire ben.e ka jeten e tij ne kur kryejme aktete a pyesim lorik canen ca do bejme.per mua ska asgje te keqe.
keto patrijotet cfare bamiresije kane bere ne vendin e tije
ja hodhi dhe ky e gjeti te virgjer sic e donte fanatiku myslyman
Futbollisti me I mire shqiptare, dhe nje patriot I vertet.
nuk ka asgje te keqe ketu, loriku ta jetoj jeten e tij si te doje vete, respekte per lorikun se eshte nje djale i persosur jo vetem ne fushen e lojes, por nga cka me kan thene edhe ne jet.
Mbi te gjitha eshte nje atdhetar i madh.Te lumte Lorik,Shqiperia etnike ka nevoje per me shume lorike.
E dime se i ka mundesite per te shtypur majtas djathtas po s’do te merremi me punet e Lorikut se i ka ne terezi ai. Sa per futbollist nuk kam pare te kete bere ndonje gje kushedi çfare me kombetaren.
ka bere mo si ska bere filloi te bertiste ne mes te fushes qe ishte shqiptar se ua di piken e dobet tifozave nje pyetje kam une pse nuk e duan me lorikun ekipet e frances meq eshte kaq i mire
Jeta e tij private, kjo ka kuptim te plote , mendon dhe shprehet privatisht si i pelqen atij, o gazeta tema u bet me keq se ato plakat e liga, lereni rehat djalin te bej cte doj, jepni ndonje lajm te prokopis
apo sqeka bukuri e rralle ajo.
po le ta shtypi ti bej dermanin , pastaj dhjamin e ka matka jo zogza .. cana e di mir shum kete rregull te jetes, hahahaha….
ky po qe eshte patriot. nuk ja bene zemra ti fus ne krevat shqiptaret por vetem shal europe. patriot i vertet. hahaaaaaaaaa
Sa eshte i ri te boje qejf.Se e merr te huj apo te venit vet ajo oshte ceshtje shijesh.Pse ca ka me teper Ronaldo e Kaka.Ktu se besoj se hy patriotizmi.Sa emigrante jane martu me te huaja, pse nuk qekan patriota ato.
Po ca ka ketu per te folur, Cana edhe kur ishte ketu ne Sunderland me plaka te pasura shkonte se modelet dhe anglezet e bukura kishin dashnore shoket zezak te tij.Nuk ja vari njeri ketu ne angli dhe per kete iku ne Turqi,mire beri se nuk eshte ai per kampionatin anglez.
cana i “forte “vetem ne dukje-ashtu si cdo shqiptar”pordhaxhi”—ne vendet gjysem kapitaliste si turqia edhe mund”tjau hedhe te gjithve”-por ne italine e nje futbolli modern dhe teper te “cmendur”- nuk ngeli gje tjeter vec–‘bishti i zi i kazanit’–dmth ai “i fallcifikuari”qe eshte vertet..
Filloi karieren e tij te PSG, me pas u transefrua te ekipi i Marsejes u be kapiten i ekipit, ne vend te dyte te kampionatit francez ne ate kohe dhe klubi me popullor ne France, sa vuri kembet ne Angli kapiten i Sunderalnd-it, dhe me pas te kluni me i madh turk i Gallatasarit e tani transferohet te Lacio…
Nese njifni n donje futbollist tjeter shqiptar te kete patur karieren e tij…se mua per vete sme kujtohet. Te flasi 4 gjuhe te huaja, te analizoje ndeshjet sikur te ishte trajner..dikush qe kudo qe shkon ngre lart shqiptaret ..qe ne vend te zgjidhte Zvicren apo Francen zgjodhi te luaje per Shqiperine…
Problemi eshte se dhe Maradona po te ishte, prape do gjenit ndonje gje per ta kritikuar..
hahahahahahahaha po pse nuk e duan me francezet valle?
Per cilet francez e ke fjalen ti, cilin kanal televiziv, cilen gazete, cilin gazetar…, flit me shembuj koknret e mos ngaterro opinionin tend me opinionin francez, (ke te drejte te mos e pelqesh, mos ta duash blies dha ta uresh)
Nese ke ndonje lonks interneti te na sjellesh, atehere po…
ekipet franceze o vinny cohu nga gjumi se une spo i shof ekipet ta kerkojne kete lorikun
Vinny,jam ne nje mendje me ty.
Nuk ka thene njeri:Bravo i qofte qe luan me Shqiperine se nje cope Zvicer do ta kishte gjetur dhe ai. Ai nuk ka nevoje te beje si patriot,por eshte patriot i vertete dhe ne duhet ti jemi mirenjohes.Thnx Lorok Cana
uuuurrrraaaaaa rrofte sali berisha
Ike pirdhu