Murinjo mbyll derën e largimit të Benzemasë

28 Korrik 2011, 17:58Sport TEMA

Është dashur një viti i tërë që sulmuesi francez, Karim Benzema, t’i mbushë mendjen trajnerit portugez, Hoze Murinjo, se është një lojtar i vlefshëm për Realin. Këtë gjë e pohon vet portugezi, që, pas ndeshjeve miqësore të mira të Benzemasë, më e fundit me Hertën e Berlinit, ku shënoi dy herë, ka mbyllur përfundimisht derën e largimit të francezit. Murinjo ka thënë se Benzema tashmë i ka kuptuar këshillat e tij dhe e sheh futbollin njësoj si ai. “Vitin e kaluar, në të njëtën periudhë, po përpiqesha t’i ngulisja në mendje Karimit mendimet e mia për futbollin. Ka kaluar një vit e ngjeshur me punë dhe tashmë ai e sheh futbollin njësoj si unë. Mund të them se Benzema është shumë më mirë se vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë”, ka thënë Murinjo.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje