Arsenali nuk është në qendër të merkatos jo vetëm për shitjen e lojtarëve, por edhe për blerjen e tyre. Sipas mediave britanike, Arsenali është shumë pranë blerjes së mesfushorit të Valencias dhe kombëtares spanjolle, Huan Mata. Mësohet se familjarët e Matës janë në Londër për të gjetur shtëpinë, ndërsa drejtuesit e Arsenalit janë duke mbyllur marrëveshjen për blerjen e tij. Arsenali ka ofruar 17 milionë euro për Matan, ndërsa Valencia kërkon 23 milionë.