Më përpara ishte Çelsi, më pas Mançester Siti dhe tashmë Malaga. Ekipi spanjoll mund të thuhet me plot gojën që ka zëvendësuar dy ekipet britanike për merkaton e bujshme dhe për shifrat e mëdha të shpenëzuara.
Gjatë kësaj merkatoje, Malaga ka marrë një sërë lojtarësh të rëndësishëm, si Van Nistërloi, Hoakim, apo Baptista dhe De Mikelis më parë. Mediat spanjolle thonë se Malaga tashmë ka arritur një marrëveshje edhe për mesfushorin e kombëtares spanjolle të Vilareal, Santi Kazorla. Për këtë të fundit, Malaga do të paguajë 22 milionë euro.
Spanjollët janë të gatshëm që të shpenëzojnë edhe dhjetra milionë të tjera euro, por kanë një disavantazh të madh në krahësim me Çelsin dhe Sitin: janë një ekip shumë modest dhe do të duhet kohë që të tërheqin pranë vetes lojtarë të mëdhenj.
Megjithatë, me pronarëve arabë të rinj në krye të ekipit, Malaga mund të kthehet në një klub të rëndësishëm në Spanjë dhe mund të tërheq yjet e futbollit, me shumat e mëdha që ofron.