Kur flitet për sulmuesin Mario Baloteli, në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për ndonjë budallallëk që mund mund të ketë bërë. Më të fundit, sulmuesi i Sitit e ka bërë gjatë ndeshjes miqësore me Los Anxhelos Galaksi. Sulmuesi nuk është treguar serioz, teksa në një rast që ka qenë vetëm përballë portierit, është përpjekur që të shënojë me finte. Kjo e ka tërbuar trajnerin Roberto Mançini, i cili e ka nxjerrë menjëherë nga fusha, duke i ulëritur. “Duhet të jemi gjithmonë seriozë dhe kur paraqitet një rast për gol, duhet të shënojmë. Ndaj e zëvendësove Balotelin”, ka thënë Mançini.
po ky k… me keq se saliu
Te drejte ka, biles ku shkon ai pa kollare ne fushe, pike serioziteti nuk ka!!
Qe kur futbolli u kthye ne biznes, nuk ka me vend per argetim, po vetem fitore.
Ata qe shpiken ta dinin kete, sdo e kishin shpikur fare..