Mançester Siti arrin marrëveshjen për Agueron

25 Korrik 2011, 12:46Sport TEMA

Telenovela e verës për transferimin e sulmuesit argjentinas, Serxhi Aguero, duket se ka marrë fund. Tashmë është zbuluar më në fund se ku do të luajë. Mediat britanike bëjnë me dije se Aguero sezonin e ardhshëm do të luajë për Mançester Sitin. Kjo gjë është konfirmuar nga trajneri i Sitit, Serxhio Aguero. “E di që drejtuesit e ekipit po flasin me Atletiko Madrid dhe besoj se marrëveshja do të përfundojë brenda javës”, ka thënë trajneri i Sitit, Roberto Mançini.

Aguero pritet që të zëvendësojë në ekip sulmuesin tjetër argjentinas, Karlos Tevez, i cili do të largohet, edhe pse nuk e ka vendosur se ku do të shkojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje