Rama mbeti pa gjumë pse eliminoi shkodranët

23 Korrik 2011, 12:05Sport TEMA

Milaim Rama nuk kishte kohë të festonte me bashkëlojtarët e Thunit kalimin në raundin e tretë eliminator të Europa League. Ai po ngushëllonte futbollistët shqiptarë të Vllaznisë së Shkodrës që ishin fare pranë kualifikimit, por falë një goli të Ramës në minutën e 89-të dhe një tjetër të një bashkëlojtari në minutën e 92-të, u eliminuan.

Sulmuesit kosovar, Milaim Rama, i vjen keq që i ra hise të eliminojë shkodranët, ndonëse luajti vetëm në 20 minutat e fundit të lojës.

“Nuk kam bërë gjumë të rehatshëm. Në njërën anë ishte kënaqësi që të kualifikohemi si klub në xhiron tjetër, në anën tjetër ndieja një faj, më dukej sikur faji im po eliminoheshin”, tha Rama të premten për gazetën Koha Ditore.

Vllaznia po udhëhiqte me golin e Xhevahir Sukajt (14′) deri në minutën e 89-të, kur në skenë doli kosovari i Thunit. Rama shënoi për të barazuar shifrat, ndërkohë që shpresat e Vllaznisë u shuan përfundimisht në minutën e 92-të, kur Benjamin Lüthi shënoi golin e dytë dhe të fitores. Ndeshja e parë në Shkodër u mbyll pa gola.

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Rama, tregon se nuk është gëzuar në mënyrën siç di ai kur shënoi golin. Kjo pasi ndien respekt për bashkëkombësit. Ai tregon se do të mbajë mend gjatë skenat e pasndeshjes, kur futbollistët e Vllaznisë u shtrinë në tokë nga dëshpërimi. Rama disa prej tyre u mundua t’i ngushëllojë.

“Pas lojës i përqafova të gjithë futbollistët e Vllaznisë, pasi më vinte keq kur i pashë të shtrirë në fushë. Por, shpresoj që këtë humbje ta pranojnë si profesionistë dhe ta kuptojnë që futbolli është kështu siç është. Të bën edhe të emocionohesh kur luan përballë një ekipi shqiptar. Por, në fushë ne jemi kundërshtarë, kurse jashtë saj ne dimë të respektojmë njëri-tjetrin”, ka shtuar Rama.

Sulmuesi 35-vjeçar shpreson që eliminimi i Vllaznisë të mos ua thyejë zemrat futbollistëve, stafit dhe tifozëve. Por, kjo thyerje ishte evidente.

“Nuk e njoh se cili ishte, por një zyrtar i klubit Vllaznia pas lojës më tha ‘na ke mbytur Milaim’. Unë në atë moment u ndjeva keq, nuk arrita të them asnjë fjalë. Nuk dija se çfarë përgjigjeje t’i jap”, ka deklaruar Rama. “Vllaznia kishte kualitet dhe e kemi pritur një përballje kaq të fortë. Shkodra gjithmonë ka pasur traditë në futboll. Por, mendoj se atyre në momentet kur më së shumti u nevojitej u ra koncentrimi”.

Sulmuesi i lindur në Viti ka folur edhe për ndeshjen e radhës që Thuni e zhvillon pas një jave në turin e tretë eliminator kundër skuadrës italiane Palermo. Ai në Itali, ku do të zhvillohet ndeshja e parë më 28 korrik, shpreson të nxjerrë një rezultat pozitiv.

“Është pozitive që sërish do të luajmë jashtë Zvicrës në ndeshjen e parë dhe kështu pas dy jave neve na mundëson që t’i përmirësojmë gabimet dhe do ta dimë saktë se çka duhet të bëjmë. Palermo është ndryshe nga Vllaznia, pasi është skuadër e madhe dhe ka lojtarë individualë shumë të fortë”, ka shtuar Rama.

Palermo është skuadër më e fortë, por befasitë ndodhin.

“Thuni ka ditur të bëjë gjithmonë befasi dhe shpresoj që kështu do të jetë edhe kundër Palermos”, shtoi ai.

6 komente në “Rama mbeti pa gjumë pse eliminoi shkodranët”

  1. InA says:

    Fli i qete o Milaim se me golin tend e kalonte turin Vllaznia. “Fajin” e ka ai tjetri qe beri golin e dyte. Po fajtori me i madh eshte vet Vllaznia qe nuk pati kellqe te duronte edhe 2 minuta pas kohes se rregullt. Me mire qe u largua prej jush sesa te mundej tenistikisht nga Palermo turin tjeter.

  2. sunlight says:

    Pordhe Milaim pordhe. Mos u duk me Shkodrane per shume kohe se nuk i dihet.

    1. Tirona_ime says:

      te paska njel ora ne 82-in,o sunlight

  3. fieraku4u says:

    Miliam, eshte detyra jote si profesionist dhe lojtar qe te shenoje, edhe pse luaje kunder bashk atdhetareve e tu. Mos e ca koken, ti per ate paguhesh, kushdo Shqiptare te ishte do kishte bere te njenjten gje. Prandaj futbolli eshte i bukur. Suksese

  4. vini says:

    fli rehat milaim, se skuadrat shqiptare ashtu i hajne gola gjithmone ne fund

  5. ike o pirdhu says:

    Ike o pirdhu te dhjefsha emrin dhe mbiemrin qe merzite gjith shkodranet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje