Turqit e Gallatasarait kanë bërë një goditje të madhe në merkato. Sipas mediave italiane, tuqit kanë arritur një marrëveshje për të marrë mesfushorin brazilian të Juventusit, Felipe Melo. Ky i fundit do të merret borxh dhe në fund të sezonit do të vendoset nëse do të blihet. Melo do të zëvendësojë tek Gallatasarai mesfushorin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili u largua në drejtim të Lacios. Për Melon ishte interesuar edhe ekipin i kryeqytetit francez, PSG, por braziliani ka zgjedhur turqit e Gallatasarait.