Flamuri gjigand kombëtar irriton serbët

21 Korrik 2011, 14:22Sport TEMA

Tifozët e Shkëndijës së Tetovës, ‘Ballistët’ kishin përgatitur një koreografi të veçantë në ndeshjen e kthimit kundër Partizanit, që përfundoi me fitoren e serbëve me rezultat minimal 1:0.

Tifozët tetovarë kishin vendosur një flamur gjigant shqiptar, ndërsa nuk munguan as disa parulla që shiheshin të vendosura nga ta, por edhe nga grupe të tjera tifozësh nga mbarë shqiptaria.

Mediat serbe kanë reaguar ndaj disa këngëve që i kënduan tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes si: “Kosova është shtet’, ‘Vrisni serbët’, ‘Serbët janë magjupë’, ‘UÇK’, ‘Adem Jashari’ etj.

Sipas ueb faqes serbe alo.rs, tifozët shqiptarë kanë vënë mesazhe fyese. Ndër ta ishte vendosur edhe mesazhi me shkrimin ‘1999/03/24’, datë kjo e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Këto thirrje të shqiptarëve ishin përgjigje e atyre që kishin bërë tifozët e Partizanit, ‘Grobari’, të cilët në stadiumin e Beogradit kishin thirrur: ‘Vrisni shqiptarët’.

Sipas organizatorëve, ndeshja është konsideruar e rrezikut të lartë. Në stadiumin ‘Filipi II’ kanë qenë të pranishëm 4 mijë persona në uniformë me kërkesë të UEFA-s, e cila dëshironte t’i evitojë incidentet e mundshme.

Rreth 200 persona që vinin nga Beogradi, por të mbështetur edhe nga disa maqedonas, kanë festuar të martën mbrëma në Shkup. Policia maqedonase ka qenë e vëmendshme gjatë tërë ditës, por edhe natën për t’i evituar incidentet në mes të dyja tifozerive. Tifozët e Partizanit nuk janë lejuar të hynin në stadium./express/

5 komente në “Flamuri gjigand kombëtar irriton serbët”

  1. test says:

    bravo iu qofte…

  2. lalekrosi says:

    jo si shkerdhatat vorioepiriote te Korces ,kane dhe emrin e skenderbeut ,ca do Skenderbeu ne Korce ,ti vene emrin e Koci Bakos .

    1. PATRIOTI says:

      Ju lalekrosi cfar kombesie keni? se shqipetar nuk dukeni…………

  3. Taku says:

    Bravo me pak fjale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje