Legjenda e kombëtares së Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut, Gerd Myler, është përballur me një ngjarje jo shumë të këndshme.
Ai ka humbur në Trento, gjatë grumbullimit të ekipit Under 23 të Bajernit të Mynihut.
Sipas mediave gjermane, Myler ka dalë rreth orës 3 të darkës nga hoteli i ekipit dhe nuk është rikthyer. Të shqetësuar nga mungesa e tij, drejtuesit e Bajernit kanë njoftuar policinë, e cila e ka gjetur Mylerin pas 15 orësh kërkime.
Myler kishte humbur në një rrugë shumë të komplikuar, nga e cila nuk kishte mundur dot që të dilte. Për një 65-vjeçar, këto janë gjëra që ndoshta edhe mund të ndodhin.
Kush e beson qe ai ka humbur!!!!!!.Gerdi do kete perfundu ne krevatin e ndonje BUKUROSHEJE.. Gerdi eshte legjende.
Dje luajti nje ekip shqiptar(shkendija 79).Si nuk shkruajti nje gazete ketu ne shqiperi?Qofshi ju qe jeni.Ah shume interesante qe gerd muler ka ngaterruar rrugen e dyqanit ku do shkonte.Uftofshi