Ultrasi serb Ivan Bogdanov, i cili mbahet mënd nga të gjithë për aktin e djegies së flamurit shqiptar gjatë ndeshjes Itali-Serbi në Xhenova, në 12 tetor 2010, ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e Beogradit kthimin e tij në shtëpi. 30-vjeçari i njohur si një nga tifozët kryesorë të ekipit serb “Ylli i Kuq”, i cili ushtroi akte jo të duhura ndaj flamurit shqiptar, bëri dje një propozim në sallën e gjyqit nëpërmjet avokatit të tij, për t`u transferuar nga burgu ku vuan dënimin, në mjediset e shtëpisë së tij.
Lajmi bëhet me dije nga mediat serbe, të cilat pohojnë se ai ka kërkuar një masë të tillë, me justifikimin se është mbajtur në mjediset e paraburgimit padrejtësisht për dy muaj dhe se i ka ardhur koha që të kthehet në shtëpi. Edhe pse Bogdanov është shumë i njohur për sjelljen e tij të dhunshme ndaj flamurit shqiptar, avokati i tij shtoi se “nuk ka arsye për të patur frikë, që ai do të përsërisë veprën për të cilën ka qenë i akuzuar”.
Ndërkaq, Prokuroria dhe Dhoma Gjyqësore e kanë refuzuar një propozim të tillë. Rreth një dyzinë tifozësh të ekipit “Ylli i Kuq”, kanë qënë dje të pranishëm në sallën e gjyqit, duke i dhënë mbështetje verbale Bogdanovit./ora-news/
Do ti kisha kerkuar redaksise qe te vinte nje tjeter foto te ketij Bogdanovit ku i duket dhe fytyra si ajo fotoja qe i ben pasi e arrestuan dhe qe i shoqeruar nga policet se ju dhe shekulli sa here flitet per kete tipin vdisni ta ilustroni me kete foton siku ju pelqen qe po i vene flaken flamurit tone kombetar.Kjo foto do bente me shume pune
http://1.bp.blogspot.com/_8QITawkvjMo/TQez-55srOI/AAAAAAAAAjE/hUA4meBIELM/s1600/Ivan-Bogdanov-Pegaso.jpg
Faliminderit.
ca e ka bogdan futbollistin ky, po gerti bogdanin?
Silleni ne Shqiperi se e nxjerrin tte pafajshem…! Nuk e besoni?!!! Pyesnin ne gjykaten e Larte
hahaha,,,,madje ta pajisim dhe me pasaporte shqiptare!!!!!!!!!!!
si me e doxhi flamurin ky po aleanca kuc e zi si nuk e doxhi nji her flamurin serb ne ndonje ndeshje
Njerez te tille kontribojne ne rritjen e taksave….nje budalla hedh nje gur ne lume, 100 te mençur duhet ta nxjerrin ate nga lumi..
Ca mund te presesh nga dikush, qe ne vend te rrije ul ne vendin e vet ne stadium, aty ku ka blere bileten, hypen maje gardhit, me maske, lakuriq e djeg flamuj!!
Futbolli eshte nje spektakel, e jo nje arene ku spektatoret shkojne per tu zene ndermjet tyre, ka sport te tjere per kete, e nese ky idjot me fytyre qe se pranojne ne asnje disko te futet te dera se ka kuptuar, le te rrij ne burg se i ben mire.
Shteti Italian, per aq sa beri, ka bere shume. Ç’fare beri shteti yne!?
motren ktij,,,,,,,,,,motren kush qesh me shqiptaret
Ivani dogji nje flamur, eshte ne arrest shtepiak, ndersa “ivani” yne dogji nje Shqiperi dhe e kemi ne qeveri. Keshtu qe ska ndonje gje per tu cuditur.