Interi e mban titullin e 2006-s për shkak të procedurave

18 Korrik 2011, 17:27Sport TEMA

Federata italiane e Futbollit ka vendosur që mos t’ja heqë titullin e marrë në tavolinë në vitin 2006 Interit, edhe pse tashmë kanë dalë në skenë fakte që e implikojnë rëndë klubin zikaltër në manipulime të ndeshjeve.

Gjatë mbledhjes së mbajtur ditën e sotme, anëtarët e Këshillit të Federatës janë shprehur se nuk kanë kompetencë për t’ja hequr titullin Interit dhe për këtë arsye kanë votuar kundër.

Tashmë drejtuesit e Juventusit, ekipit që ju mor titulli i vitit 2006 dhe ju dha Interit në tavolinë, pritet që ta apelojnë vendimin.

Kjo, për faktin se ekzistojnë fakte të pakundërshtueshme që ish-presidenti i Interit, Faketi, që tashmë nuk jeton më, ka komunikuar me disa arbitra, duke ndikuar tek ata për ndeshjet e zikaltërve.

Por, ndërsa Interi për momentin mund ta mbajë titullin e vitit 2006, mund t’i vijë një ndëshkim nga UEFA për Ligën e Kampioneve. Zikaltërit mund të përjashtohen nga ky kompeticion, për shkak të trukimeve që kanë bërë.

2 komente në “Interi e mban titullin e 2006-s për shkak të procedurave”

  1. Vici-Dollia says:

    Inter: Plehrat po mbusin boten!

  2. Vici-Doli says:

    Procedurat: U perhap semundja e Bashes, Mediut, Tomes, Sashenkes & company edhe ne Itali!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje