Cana i lumtur, për të Serie A është më e forta në botë

18 Korrik 2011, 11:47Sport TEMA

Mesfushori kosovar Lorik Cana thotë se ka pranuar ofertën e Lazios, pasi dëshironte të luante në ligën më të fortë në botë, që sipas tij është Serie A.

Cana të dielën është prezantuar së bashku me transferimet e tjera të Lazios të afatit kalimtar të verës.

“Unë kam zgjedhur Lazion, pasi do ta kem rastin të luaj në ligën më të fortë në botë. Serie A është ligë e veçantë. Lazio garon në tri fronte dhe çdo front është i rëndësishëm për këtë skuadër. Me rëndësi është që të jemi mirë në të gjitha frontet. Ne kemi kualitet, kemi lojtarë të fortë dhe kemi një rast mjaft të mirë për të treguar veten”, ka thënë Cana, shkruajnë mediumet italiane të dielën.

Cana 27-vjeçar te Lazio është transferuar nga skuadra turke Galatasaray. Reprezentuesi i Shqipërisë me Lazion ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2016. Galatasaray i ka dhënë Lazios Canën dhe tre milionë euro, ndërkohë që nga Lazio ka marrë portierin uruguaian, Fernando Muslera.

Cana është i njohur për lojën luftarake dhe është vlerësuar më herët se futbolli italian do t’i shkojë mjaft mirë për shtati.

“Unë jam luftarak. Kështu kam qenë në Francë dhe Angli. Në Lazio ka liderë tjerë, por unë me mentalitetin tim do të përkujdesem që skuadra të vazhdojë të rritet edhe më shumë”, ka thënë Cana.

Pos Canës, Lazio këtë verë ka transferuar edhe Miroslav Klosen nga Bayerni, Djibril Cissen nga Panathinaikosi, Federico Marchettin nga Cagliari, Abdoulay Konkon nga Sevilla, Marius Stankeviciusin nga Sampdoria dhe Senad Luliqin nga Yong Boysi. Në përgjithësi skuadra romane për futbollistë të rinjë ka shpenzuar 20.5 milionë euro./kd/

9 komente në “Cana i lumtur, për të Serie A është më e forta në botë”

  1. shqiptari says:

    Liga me e forte ne bote eshte Britanikja Premier League…Ka bare gafe ky qe e braktisi. Mund te kishte zgjedhur nje skuader me te forte se Sunderland ne Premier League. Skuadrat britanike mbeten nona pastaj vijne keto kuckat e tjera europiane.

    1. nardi says:

      A e pe si ta katandisi ate kucken britanike Manchester United Barcelona 3-1 ne finalet e champions league La Liga eshte me e mire nga te tera sot per sot.

      1. vinny says:

        Ne Spanje, ka vetem dy ekipe, Barcelona, dhe Real i Madridit…qe jane nga ekipet me te mira ne bote pa diskutim, problemi eshte se ekipet e tjera jane shume me poshte. Barcelona me Realin perfundojne shpesh kampionatin me 1 ose dy humbje, kurse ne Angli ka me teper skuadra te cilat kane thuajse te njetin nivel.
        Chelsea, Arsenal, Manchester City, Totenham, Liverpool, Manchester United…
        Sa per Canen, qe kur iku nga Marseja ku ishte kapiten dhe me nje reputacion me te vertete teper te mire, vetem ka rene si nga niveli ashtu dhe nga reputacioni.

        1. shqiptari says:

          O Nardi nuk fola per nje skuader laj-thaj qe ka Spanja. Fola ne teresi per nivelin e cdo skuadre ne Premier League, nga e para tek e fundit. Niveli i futbollit eshte me i larte, Cana se perballoi dot nivelin e menyres se “eger” britanike te te luajturit dhe shkoi ne Turqi (Levizje totalisht idiote) Keshtu eshte kur ke baben menaxher. Kam pershtypjen se do ndihet rehat ne Itali se skuadrat italiane kane nje loje me te lehte dhe te ngadalte gjate 90-minuteshit, stil totalisht ndryshe nga luanet angleze.

  2. Edi Detroit says:

    Lorik Cana, lojtar i mire dhe patriot i madh, suksese.

  3. denis says:

    premier league eshte liga me e forte dhe me e bukur ne bote.thjesht fantastike

  4. Tirona_ime says:

    liga shqiptare osht me e mira,,Psh Mancester korca,0-3,,Barca Vlora 1-2,,Real Tirona0 -0 se e ka shit tirona neshjen.KSHU QE JEPINI HAKUN liga 1 Ajo SHqiptare

  5. Al says:

    Pavarsisht se si ka luajtur Cana, nuk e kini vene re se kudo ku ka vajtur,pas Frances, ekipet ku ka luajtur Cana kane rene me poshte se niveli i fillimit

  6. Al says:

    dhe sa ka ikur Cana ato e kane marre veten, psh Sunderland, shikoni klasifikimin, do shikoni edhe skuadren turke si do ngrihet. Por si i behet Lacios, se mos bjere me poshte si Sunderland-i ose Gallata…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje