Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, që njihet si një nga tifozët më të zjarrtë të kombëtares së vendit të tij, ka ironizuar me futbollistët që humbën penalltitë në ndeshjen kundër Paraguajit. Lula, gjatë një takimi për ekonominë, ka thënë se edhe aim und të shënonte një prej penalltive, nëse do të ishte në fushë. Ai ka thënë se është e pabesueshme se si asnjë prej lojtarëve të kombëtares braziliane nuk arriti të shënonte me penallti. Brazili u eleminua me penallti nga Paraguaji në Kupën e Amerikës, pasi në katër gjuajtje të lojtarëve brazilianë, këta të fundit nuk mundën të shënojnë asnjë gol, duke regjistruar kështu një rast të paprecedentë jo vetëm për Brazilin, por për gjithë futbollin botëror.
Eshte me te vertete e cuditeshme, kater penallti te mos shenesh asnje gol.Eshte turp dhe behet fjale per njwe perfaqesuese 5 here kampione e botes.Luajtem mire dhe patem shume raste por nuk i shfytezuan si duhet thote trainieri i Brazilit nuk patem fat.Nuk eshte hera e pare qe trainieret Braziljane thone te njejten gje.Por nuk mbetet gje tjeter per ekipin e Brazilit vec se futbollistet te mesojne te gjuajne penalltite dhe trainieri ti lere vendin nje tjetri.