Pas paraqitjes zhgënjyese dhe eleminimit në Kupën e Amerikës, që zhvillohej pikërisht në Argjentinë, pozitat e trajnerit të kombëtares, Serxhio Batista, janë lëkundur shumë. Tifozët nuk e duan më atë në krye të ekipit dhe për këtë kanë bërë një peticion, që deri më tani është nënshkruar nga më shumë se 100 mijë persona. Për këtë arsye, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Argjentinës duket se po mendojnë që të gjejnë një zëvendësues të tij. Orët e fundit, mediat kanë përmendur një kandidat të mundshëm, ish-teknikun e kombëtares italiane, Marçelo Lipi. Sipas tyre, Lipi do të ishte njeriu i duhur për të rikthyer Argjentinën drejt suksesit. Por, vetë Lipi e ka mohuar këtë mundësi, duke thënë se këto janë fjalë gazetash dhe deri më tani nuk ka kontakte. Por, nëse do ta kërkonin, Lipi me siguri që nuk do të refuzonte, duke qenë se ka deklaruar se ka vendosur që të rikthehet në futboll dhe këtë do ta bëjë për të drejtuar vetëm një ekip jashtë Italisë, mundësisht kombëtare.
argjentina si zonje shtepie[ne pushtet] nuk duhej te eleminohej??????????????? une mendoj qe ceshtja te shkoje te komisioni ristani per te pare edhe gjuajtjet ne vende te gabuara[jashte kutise se golave].te vihet ne dijeni berisha dhe diplomutet per ti dhene argjentines fitoren.mbetem ne pritje .thanks.
ka shume mundesi qe kete problem ta zgjidhi ristanqenstani pasi ka shume pervoj ne perbysje rezultatesh.