Skënderbeu e mbyll me turp aventurën në Europë, humbet 4-0

20 Korrik 2011, 21:47Sport TEMA

Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, nuk ka mundur dot që të tregojë asgjë në fazën eleminatore të Ligës së Kampioneve, duke e mbyllur kështu me turp aventurën e vet në Europë.

Në ndeshjen e dytë përballë Apoel Nikosia, korçarët janë dorëzuar totalisht dhe kanë pësuar një humbje 4-0, e cila mund të ishte më e thellë.

Ndeshjen e parë në Korçë, Skënderbeu humbi 0-2, duke mos e rrezikuar asnjëherë portën kundërshtare.

Kështu, pjesmarrjen e parë të saj në Ligën e Kampioneve, Skënderbeu e ka kaluar me një paraqitje zhgënjyese. Drejtuesit e ekipit ishin shprehur ambiciozë para fillimit të këtij kompeticioni, duke u shprehur se kishin synime të mëdha.

 

7 komente në “Skënderbeu e mbyll me turp aventurën në Europë, humbet 4-0”

  1. VFLP says:

    Ne Europe duket se kush e fiton kampionatin me merite.

  2. haskoduka says:

    Ky “sukses” i përket Bodes dhe Dukës. Trajneri dhe lojtarët e dinë se deri ku e kanë hapin. Ishalla mot më mirë.Tung.

  3. blero says:

    ahhahaha,,,,,,,urime per boden zeqon e duken,,,,,,ngushellime per cunat e ekipit edhe per gjithe korcen,,,,mesaduket miljon nuk vlejten per te blere ndeshje e as albitra ketu ne europe,,,,,po i beje thirrje drejtuase te famshem ta cojne ceshtjen ne kqz tek ristani,,,,se jane ca topa te hellur gabim edhe te kerkojne se ata topa jane gola per skenderbeun te kerkojne te shikohet cdo top ashtu sic e ka gjuajtur sovrani popull,,,,jam i bindur edhe kam besim tek ristani se do i jape te drejte skenderbeut ne kte drejtim edhe te gjith topat e hellur gabim jane gola per boden zeqon e duken,,,edhe ne fund rezultati do ndryshohet nga 0-6 do te dale 10-6,,,edhe miljoneret do fitojne perseri,,,cojeni ceshtjen ne kqz se do gjeni te drejte ka dhene prova ristani se ndyshon rrezultat pse jo mos ta beje kete edhe me ujqerit e debores qe u shkrine nga i nxehti i qipros,,,,hahahahhahahahahahahhahah sa kam qeshe

  4. ARBENI nga vlora says:

    ore po keta ujqerit e debores pse nuk ngriten flamurin turk dhe ne qipro sic e ngriten ne korce….. tifoza leshi..

  5. shezo says:

    Korcaret nuk kane ditur ndonjehere te luajne futboll. Ikni ore, beni serenata dhe hani ndonje kernacke, se nuk dini gje tjeter.

  6. Bobi says:

    Skenderbodja blen talentin Zeqo Pilafi nga Barcelona…
    Ekip koperative kan me qen gjithmon, se shpejti ne kategori te 2 aty ku e kane venin kernackat.

  7. Anon Ymus says:

    Korcaret e thone vete: rrushi dhe futbollo nuk behen kurre ne Korce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje