Bardhezinjtë e Juventusit janë shumë pranë marrjes së mesfushorit të Bajer Leverkusen, Arturo Vidal. Mediat italiane bëjnë me dije se tashmë marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi i kalimit të tij tek Juventusi është çështje ore. Deçizive ka qenë një takim i zhvilluar gjatë mesditës së sotme mes drejtorit sportive të Juventusit, Bepe Marota dhe agjentit të lojtarit dhe drejtorit sportiv të Bajer Leverkusen, Rudi Fëler. Mësohet se Juventusi do të paguajë 12 milionë euro për mesfushorin kilian, që konsiderohet si një lojtar me perspektivë të madhe. 24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Juventusin, nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Vidal kërkohej edhe nga Çelsi dhe Bajerni i Mynihut, por bardhezinjtë janë treguar më të shpejtë dhe tashmë e kanë mbyllur këtë çështje.