Duket se telenovela për kalimin e sulmuesit të Udinezes, Aleksis Sançez tek Barcelona, ka marrë fund. Tashmë kiliani mund të quhet lojtari i Barcelonës. Kjo është konfirmuar nga djali I bosit të Udinezes, Xhino Poco. Mësohet se Udinezes do t’i shkojnë 27 milionë euro për Sançez, por kjo shumë pritet që të shkojë në 43 milionë. Kjo, për shkakun se janë parashikuar edhe bonuese. Kështu, Udineze do të përfitojë për 5 vjet resht nga 2 milionë euro, në rast se Barcelona arrin të kualifikohet në Ligën e Kampioneve. Gjithashtu, Barcelona i ka siguruar se do të zhvillojë katër miqësore me të, nga të cilat Udineze do të përfitojë 1.5 milionë euro për ndeshje.