Mediat turke kritikojnë Gallatasarajin për shitjen e Canës

20 Korrik 2011, 12:33Sport TEMA

Një prej të përditshmeve më të mëdha në Turqi, “Sabah”, ka kritikuar Gallatasarain për marrëveshjen që solli Muslerën në Stamboll, pasi gjigantët turq paguan në këmbim tre milion euro dhe mesfushorin e kombëtares sonë.

“Nuk është hera e parë që drejtuesit e Gallatasarait bëjnë marrëveshje të rëndësishme nga të cilat dalin të humbur. Ajo e Canës është e fundit në rradhë. I sjellë në ekip me bujë, ai iku nën kosto, për të sjellë në skuadër një lojtar që ka një vlerë inferiore. Disa vite më parë, drejtuesit e këtij klubi ishin të bindur që, sikurse mesfushori shqiptar, mesfushori francez, Riberi, nuk ishte ndonjë lojtar i madh”.

Ironia therëse vazhdon me fakte konkrete nga “Sabah”: “Riberi, Elano, Zhardel, Misimoviç, Linkoln e shumë të tjerë janë blerë me shumë kosto, për t’u shitur më pas fare lirë. Një klub me projekte nuk vepron kështu”

 

1 komente në “Mediat turke kritikojnë Gallatasarajin për shitjen e Canës”

  1. Rozafat says:

    Keta qenkan si Tomorri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje