Raul Gonzales drejt Premier Ligës

21 Korrik 2011, 18:22Sport TEMA

Pas Ligës spanjolle dhe Bundesligës gjermane, legjenda Raul Gonzales mund të luajë edhe në Premier Ligë. Mediat britanike bëjnë me dije se për sulmuesin spanjoll ka shfaqur një interesim të madh Blekburn Rovers. Pronari indian i këtij klubi kërkon që të bëjë një blerje për rritjen e imazhit dhe prestigjit të Blekburnit dhe ka zgjedhur pikërisht Raulin për këtë gjë. Ish-shoku i ekipit tek Reali, Mishel Salgado, që aktualisht luan tek Blekburn, është ngarkuar nga klubi që të bindë Raluin. Por, sulmuesi 34-vjeçar ka një kontratë me Shalken edhe për një vit dhe vështirë se do të pranojë që të lëvizë, duke parë edhe sezonin pozitiv që zhvilloi vitin e kaluar, duke fituar zemrën e tifozëve gjermanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje