Mançester Siti, 90 milionë euro për Aguero-Shnajder

21 Korrik 2011, 18:13Sport TEMA

Mançester Siti ka përgatitur një shifër të çmendur për të marrë sulmuesin e Atletiko Madrid, Serxhio Aguero dhe mesfushorin e Interit, Uesli Shnajder. Sipas shtypit britanik, Siti është gati që të paguajë plot 90 milionë euro për dy lojtarët. 45 milionë euro pritet që të paguhen për argjentinasin Aguero dhe 45 të tjera për holandezin Shnajder. Për Agueron ka shfaqur një interesim të madh Reali Madrid, ndërsa për Shnajder Mançester Junaited. Por, përpara se të marrë Agueron, Siti duhet të mendojë shitjen e Tevez, që ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Pas tërheqjes së Korinthias, duket se shitja e Tevez është bllokuar, pasi asnjë ekip nuk është në gjëndje për momentin të paguajë 45 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje