Në turin tjetër të Ligës së Europës nuk do të ketë mundësinë që të marrë pjesë asnjë prej ekipeve shqiptare. Kështu, gjatë ndeshjeve të Ligës së Europës, Tirana, Vllaznia dhe Flamurtari nuk kanë mundur dot që të bëjnë asgjë përballë kundërshtarëve të tyre, duke u eleminuar të treja.
Fillimisht u eleminua Tirana, e cila kaloi e para në avantazh me Tërnavën e Sllovakisë me anë të Gilman Likës, por pjesën e dytë pësoi tre gola dhe u eleminua, pasi ndeshja e parë kishte dalë 0-0.
Eleminimi i Vllaznisë së Shkodrës ka qenë dramatik ndërkohë, duke qenë se shkondranët kanë udhëhequr deri në minutën e 89 në Zvicër përballë Tun. Ka qenë pikërisht kjo minutë, kur Shqiptari Milaim Rama ka barazuar rezultatin 1-1.
Edhe me këtë rezultat shkodranët mund të kualifikoheshin, por një mbrojtësi i tyre ka dalë me të kuq dhe vetëm një minutë më vonë, Tun ka shënuar edhe golin e dytë, që ishte edhe shkatërrues për Vllazninë, duke qenë se i solli eleminimin.
Megjithatë, shkodranët duhet të përgëzohen, sepse ishin i vetmi ekip pranë kualifikimit deri në minutat shtesë, ndërkohë që arriti ta kalonte edhe një tur.
Zhnëjyese ndërkohë ka qenë paraqitja e Flamurtarit, që ka humbur me rezultatin 5-1 në Çeki ndaj Jablonec. Ky rezultat në fakt pritej, pasi vetëm tre ditë më parë, drejtuesit e ekipit larguan lojtarët kryesorë, si Xhafaj, Ahmataj Devolli e Plaku.
Une e kam deklaruar,edhe me pare,se ne kemi qene dhe do ngelemi te fundit,ne cdo drejtim,jo vetem ne sport.Me vjen keq per tifozet,qe gjithmone u qendrojne besnike skuadrave te tyre.
hahahaha,,,,po extremistet e AK,,,,,,,,,apo i morren evrote e nuk ju behet vone,per ekipet shqiptare!!!
Ekipe gjize!
Kjo eshte Vllaznia e Shkodres , i vetmi ekip dinjotoz, si ne cdo aspekt te jetes doni apo nuk doni Shkodra ishte dhe do te jete dinjitoze.