Kryeqytetasit e Romës kanë blerë nga Barcelona sulmuesin me origjinë serbe, Bojan Kërkiç. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Barcelonës. Sipas marrëveshjes, Roma do të paguajë 12 milionë euro për sulmuesin. Kalimi i këtij të fundit tek Roma vjen si pasojë e blerjes së Barcelonës tëk Aleksis Sançez. Kërkiç është konsideruar si një prej talenteve të shumta të nxjerra nga akademia e Barcelonës, por nuk mundi dot që të gjente hapësirë tek katalanasit dhe për këtë arsye është detyruar që të largohet në drejtim të Italisë.