Dështimi në Kupën e Amerikës, i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të kombëtares së Argjentinës, Serxhi Batista. Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur që ta shkarkojë atë, pas zhgënjimit për eleminimin e hershëm në kompeticionin që zhvillohej pikërisht në Argjentinë. Shkarkimi është zyrtarizuar gjatë një conference shtypi nga presidenti i Federatës Argjentinase, Ernesto Cherquis Bialo. Tre janë emrat që përfliten për zëvendësimin e Batistës: Carlos Bianchi, Gerardo Martino e Alejandro Sabella, me këtë të fundit që është në avantazh ndaj dy të parëve.