Barcelona zyrtarizon këtë javë blerjen e Fabregas

25 Korrik 2011, 17:36Sport TEMA

Blerja e mesfushorit Çesk Fabregas është kthyer në një torturë të vërtetë për drejtuesit e Barcelonës, të cilët kanë dy vjet rresht që e kërkojnë, por pa arritur të marrin atë. Trajner francez i Arsenalit, Arsen Venger, ka rezistuar deri më tani dhe e ka mbajtur në ekip Fabregas. Por, “Marca” shkruan se tashmë drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur që të bëjnë sulmin deçiziv për të blerë Fabregas, i cili pritet që të zyrtarizohet këtë javë si lojtar i kampionëve të Spanjës dhe Europës. Barcelona e ka arritur ofertën nga 30 në 36 milionë euro dhe me këtë pritet që të bindë Arsenalin. Por, deri sa të zyrtarizohet blerja, asgjë nuk mund të quhet e sigurtë, duke qenë se Venger po lufton me të gjitha mënyrat për ta mbajtur Fabregas në ekip. Ky i fundit në fakt, ka dalë hapur dhe ka thënë se kërkon që të shkojë tek Barcelona.

 

1 komente në “Barcelona zyrtarizon këtë javë blerjen e Fabregas”

  1. Marini Londer says:

    Judah Ik Ik se ne stol do jesh gjithe kohes. Idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje