Kalimi i sulmuesit të Vilarealit Xhiuzepe Rosi, deri pak ditë më parë dukej si një gjë e sigurtë. Por, zhvillimet e fundit e kanë komplikuar largimin e sulmuesit të kombëtares italiane nga Vilareali.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se Vilareali ka rëndë dakord që të shesë Santi Kazorlën tek Malaga dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend që të privohet nga një tjetër lojtar kryesor, pasi do të dobësonte ekipin.
Tashmë juventinët shpresojnë tek dëshira e lojtarit për të kaluar tek Juventusi. Agjenti i Rosit është duke u përpjekur që të bindë presidentin e Vilarealit për ta lënë Rosin të largohet.
Drejtuesit e Juventusit nga ana tjetër, duke parë se blerja e Rosit mund të dështojë, janë hedhur në sulm për malazezin e Romës, Mirko Vuçiniç, I cili ka vendosur që të largohet nga kryeqyteti italian.
Sipas mediave italiane, kjo marrëveshje do të kishte më pak shpenëzime për bardhezinjtë, pasi këta të fundit do të paguanin vetëm 14 milionë euro.
Por, edhe blerja e malazezit është e komplikuar, pasi drejtuesit e Romës kërkojnë që ta shesin atë jashtë Italisë, në mënyrë që mos të forcojnë një rival.
Për më tepër, menaxheri i Vuçiniç është takuar me drejtuesit e Mançester Junaited, ekip ky që duket se ka shfaqur interes për blerjen e sulmuesit malazez.