Një tjetër lojtar shqiptar mund t’i bashkohet Serisë A. Bëhet fjalë për talentin kosovar, Xherdan Shaqiri, që luan tek Baseli. Mediat italiane bëjnë me dije se mesfushori sulmues i kombëtares zviceriane, është bllokuar nga Roma, në rast të largimit të malazezit Mirko Vuçiniç.
Ky i fundit ka kërkuar që të largohet nga Roma dhe për momentin, në garë për të janë tre ekipe, Mançester Junaited, Arsenal dhe Juventus.
Duke parë dëshirën e sulmuesit malazezas për t’u larguar, drejtuesit e Romës kanë marrë masat dhe duket se kanë arritur një marrëveshje me ekipin e Shqirit, Basel, për ta marrë 19-vjeçarin në Itali.
Operacioni për blerjen e Shqirit pritet që t’i kushtojë Romës 7 milionë euro. Për Shaqirin kanë shfaqur interes klubet më të mëdha të Europës, por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka bërë hapin deçiziv për ta marrë atë në ekip.
Këtë gjë duket se e ka bërë Roma, por gjithçka varet nga Vuçiniç. Nëse ky i fundit largohet, atëherë Shaqiri mund të quhet me plot gojën një lojtar i Romës.
Se kuptoj se perse duhen quajtur shqiptare keto lloj plehrash qe veshin fanellat e huaja per para ne vend te fanelles kuq e zi. Shqiptare quhen Cana me shoke, por jo keta muter
Albi, desha të shkruaja por i paskeni thënë të gjitha.