Juventusi ka luajtur ndeshjen e fundit miqësore gjatë mëngjesit të sotëm në Amerikë, duke fituar 1-0 me Chivas Guadaljara.
Goli për bardhezinjtë është shënuar nga Fabio Kualjarela në minutën e 12. Juventusi ka zhvilluar një lojë të mirë dhe bindëse, pavarëisht ndryshimeve të shumta që kishte bërë në formacion trajneri Antonio Konte.
Ky i fundit u shpreh pas ndeshjes se Juventusi po rritet si ekip dhe këtë sezon do të synojë objektiva të rëndësishme.
Me këtë ndeshje Juventusi i ka dhënë fund turneut në Amerikë, ku zhvilloi tre ndeshje, një e humbi me Sporting Lisbonën 2-1 dhe dy ndeshjet e tjera I fitoi me rezultatin 1-0.