Alberto Akuilani drejt Milanit

28 Korrik 2011, 18:58Sport TEMA

Mesfushori i kombëtares italiane, Alberto Akuilani, që sezonin e kaluar luajti për bardhezinjtë e Juventusit, duket se sezonin e ardhshëm do të luajë për Milanin.

Akuilani ka qenë shumë pranë transferimit te Fiorentina, për shkak të largimit të Montolivios drejt Milanit.

Por, sipas mediave italiane, situate ka ndryshuar krejtësisht në orët e fundit dhe Milani ka vendosur që të afrojë në ekip pikërisht Akuilanin dhe jo Montolivion.

Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend që të shpenëzojnë 10-15 milionë euro për këtë të fundit dhe për këtë arsye i kanë hedhur sytë nga Akuilani, i cili këtë sezon mund të luajë si i huazuar nga Liverpuli, për t’u blerë më pas sezonin e ardhshëm.

Të humbur nga kjo marrëveshje dalin Montolivio dhe Fiorentina. I pari nuk do të ketë mundësinë që të luajë për Milanin dhe me shumë mundësi do të largohet jashtë Italisë, ndërsa Fiorentina jo vetëm që mbetet pa Montolivion, por humbet edhe atë që do ta zëvendësonte atë: Alberto Akuilanin.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje