Fabregas-Barcelona, Arsenal vendos ultimatum

29 Korrik 2011, 16:51Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, duket se është i lodhur nga tratativat e stërgjatura mes Barcelonës dhe Arsenalit për mesfushorin Çesk Fabregas. Për këtë arsye, siç bëjnë me dije mediat britanike, ai ka vënë ultimatum për Barcelonën: nëse nuk bën një ofertë 40-45 milionë euro deri në 5 gusht, Fabregas do të qendrojë në Londër.

Ultimatumi i Venger vjen për faktin sepse ai do të dijë se çfarë do të ndodhë me kapitenin e tij, për të marrë masat e nevojshme, duke qenë se fillimi i sezonit në Premier Ligë është në prag dhe po ashtu edhe eleminatoret për Ligën e Kampioneve.

Barcelona deri më tani ka ofruar 35 milionë euro dhe duket se nuk ka ndërmend që të shpenëzojë më shumë për mesfushorin që është rritur pikërisht tek të rinjtë e Barcelonës.

Duke parë situatën, në skenë mund të hyjë Milani, që mund të përfitojë kështu nga mosmarrëveshjet mes Barcelonës dhe Arsenalit.

Kuqezinjtë prej kohësh kanë shfaqur interes për spanjollin, edhe pse zyrtarisht Galiani është shprehur se Milani nuk mund ta blejë dot Fabregas, për shkak se është shumë i shtrenjtë për klubin e Berluskonit.

1 komente në “Fabregas-Barcelona, Arsenal vendos ultimatum”

  1. gjysho dominoja says:

    Berluskoni mos te harxhoje leket per femra, por te marre Fabregasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje