Portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, sezonin e ardhshëm mund të luajë për Palermon, ekipn në të cilin ka qenë portier i tretë.
Sipas mediave italiane, pas shitjes së portierit Sirigu tek PSG, Palermo është vënë në kërkim të një portieri.
Alternativa e parë e Palermos është portieri i Kievos, Sorentino. Ky i fundit ka shfaqur dëshirën për të kaluar tek Palermo, por Kievo është shprehur se Sorentino nuk është në shitje, duke bllokuar kështu çështjen.
Për këtë arsye, drejtuesit e Palermos janë duke marrë në konsideratë alternativat e tjera dhe zgjedhja e parë pas Sorentinos, duket se është pikërisht Samir Ujkani.
Portieri i kombëtares sonë është në bashkëpronësi mes Palermos dhe Novarës. Sezonin e fundit ai luajti në Serinë B me Novarën, të cilën e ndihmoi të ngitej në Serinë A.
Tashmë në ditët në vijim do të mësohet nëse Ujkani do të vazhdojë që të luajë për Novarën, apo do të transferohet tek Palermo.