Mirko Vuçiniç, pothuajse i Juventusit

29 Korrik 2011, 17:21Sport TEMA

Sulmuesi malazez i Romës, Mirko Vuçiniç, është vetëm një hap larg kalimit tek bardhezinjtë e Juventusit. Lajmi bëhet i ditur nga ana e Sky Sport.

Mësohet se gjatë pasdites së sotme është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Romës dhe Juventusit, si dhe përfaqësuesve të sulmuesit malazez.

Në këtë takim, palët kanë rënë dakord për kalimin e Vuçiniç tek Juventusi. Për këtë transferim është dakord edhe sulmuesi, i cili mësohet se ka arritur një marrëveshje me bardhezinjtë.

Për Vuçiniç, Juventusi do t’i paguajë Romës një shifër rreth 18 milionë euro. Tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të përcaktohen detajet, në mënyrë që malazezi të quhet zyrtarisht lojtar i Juventusit.

Vuçiniç do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me bardhezinjtë, nga e cila do të përfitojë disa mijëra euro më shumë se paga që merrte tek Roma.

Malazezi është kërkuar me ngulm nga trajneri Antonio Konte, ndërsa ish-drejtori bardhezi i Juventusit, Luçiano Moxhi, ka thënë se blerja e tij do të ishte e vlefshme për Juventusin.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje