Atletiko zëvendëson Agueron me brazilianin Diego

1 Gusht 2011, 17:52Sport TEMA

Atletiko Madrid është vënë në kërkim të lojtarit që do të zëvendësojë argjentinasin Serxhio Aguero, i cili vendosi të largohej tek Mançester Siti.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se objektivi kryesor u Atletikos është ish-lojtari i Verder Bremen dhe Juventus, braziliani Diego.

Ky i fundit aktualisht luan për Volfsburg, por I ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e klubit dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Interesimi i Atletikos për Diegon është konfirmuar nga ana e një zyrtari të lartë të klubit spanjoll.

Volfsburg kërkon 10 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin me tipare sulmuese brazilin, Diego, i cili ka kaluar dy sezone zhgënjyese njëri pas tjetrit, në fillim me Juventusin dhe më pas me Volfsburgun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje